Site icon Telegrafi

Sonte në “Përballje” Jakup Krasniqi, flet për 10-vjetorin e shtetit dhe refuzimin e dekoratës

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi sonte në “Përballje”, flet për 10-vjetorin e shtetit të Kosovës dhe tregon arsyet pse e ka refuzuar dekoratën nga presidenti Hashim Thaçi.

A ka kjo të bëjë diçka me aferën “Pronto”, ku ai ishte përmendur si Jakupovski?

Krasniqi për herë të parë tregon se cila ishte marrëveshja e partive shqiptare në Rambuje për krijimin e Qeverisë gjithëpërfshirëse. Ai tregon se  kush e kishte propozuar atë për kryeministër dhe se pse kjo nuk kishte ndodhur?

Çka thotë ai për deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Kuvendin e Kosovës për një president mbarëkombëtar?

Si e sheh ecjen e 10 vjetorit të shtetit të Kosovës dhe se cilat janë sfidat.

Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me gazetar Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë nga ora 20:10 në RTV Dukagjini e  Telegrafi.com

Exit mobile version