Sonte në emisionin ‘Përballje’ do të ndiqni intervistën me shqiptaro-amerikanin Ilir Bytyqi, vëllai i tre dëshmorëve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – që u vranë pas përfundimit të luftës nga forcat serbe.
Çfarë thotë ai për rastin e vëllezërve të tij?
Si e kanë përjetuar prindërit e tij këtë rast?
Pse sipas Bytyqit, shteti serb në krye me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë fajtorët kryesorë për mos zbardhjen e rastit?
Si sipas tij Vuçiq po i mbron kriminelët në rastin e vëllezërve të tij?
Çfarë ka kërkuar ai nga institucionet e shtetit të Kosovës?
Gjithashtu në emision do të ndiqni edhe intervistën me Bekim Blakajn, Drejtor Ekzekutiv nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, i cili tregon për rastin e vëllezërve Bytyqi por edhe për krimet e kryera të luftës në Kosovë.
Emisioni ‘Përballje’ është prodhim i Telegrafit me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:30 në RTV Dukagjini dhe Telegrafi.com