Telegrafi

Sonte në Përballje: A është ndotja e ajrit alarmante në Kosovë? (Video)

Sonte në emisionin “Përballje” do të diskutohet për gjendjen e ndotjes së ajrit në Kosovë.

Kush janë ndotësit kryesorë në vendin tonë edhe cilat rajone janë më të ndoturat? Sa ka ndikuar gjendja e ndotjes së ajrit në shëndetin e qytetarëve? A është gjendja alarmante sa i përket ndotjes së ajrit? A ka zgjidhje dhe si duhet të rregullohet kjo?

Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Ilir Morina – Kryeshef, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit

Behxhet Mustafa – Ekspert i mjedisit

Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe Telegrafi.com