Në emisionin “Përballje” nga ekspertë dhe përgjegjës të fushës së arsimit u diskutua për dhunën në shkollat e Kosovës dhe se kush është fajtori për këtë gjendje.
Pse janë shtuar rastet e fundit të dhunës në shkolla anekënd Kosovës?
A ka dhunë vetëm nga arsimtarët apo edhe nga nxënësit? Pse po ndodhë kjo sipas përgjegjësve të arsimit në vendin tonë?
A është gjendja alarmante sipas Ministrisë së Arsimit? Pse deputetja e AAK-së thotë se fajtor për gjendjen në arsimit janë PDK e LDK. A duhet urgjentisht shteti të merret më këtë dukuri?
Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Teuta Haxhiu – Deputete e AAK-së, Komisioni parlamentar për Arsim;
Arbërie Nagavci- Drejtore e Arsimit, Komuna e Prishtinës
Merita Jonuzi – Ministria e Arsimit
Bajram Beqiri – Këshilli i Prindërve të Kosovës
Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini. /Telegrafi/