Telegrafi

Sonte luajnë në finalen e Superkupës së Spanjës, por Reali dhe Barcelona luftojnë edhe jashtë fushe – tani për 16 vjeçarin argjentinas

Real Madrid dhe Barcelona do të takohen në finalen e Superkupës së Spanjës të dielën mbrëma (sot), por ata janë gjithashtu të përfshirë në një betejë jashtë fushës, pasi po përpiqen të nënshkruajnë anësorin 16-vjeçar të Velez, Gianluca Prestianni.

Blaugranaasit prej disa kohësh e monitorojnë adoleshentin, ndërsa ai është vendosur edhe në radarin e Real Madridit.

Kush është Gianluca Prestianni?

Real Madridi dhe Barcelona tani po ndjekin nga afër Pestrianni, i cili në moshën 16-vjeçare ka bërë tashmë debutimin e tij me ekipin e parë të Velez.

Sfida tjetër e Pestriannit është të sigurojë një vend të rregullt në skuadrën e parë të Velezit, pasi u bë lojtari i tretë më i ri që debuton në ligën e parë argjentinase pas Diego Maradonës dhe Sergio Agueros.

Ritmi i tij dhe lidershipi në fushë e kanë ndihmuar atë të dallohet, me dy gjigantët e La Ligas që monitorojnë përparimin e tij përpara se të marrin një vendim përfundimtar nëse duhet të bëjnë një lëvizje.

Real Madridi ka kërkuar në tregun brazilian vitet e fundit, por ata janë të vetëdijshëm se Pestrianni do të marrë një pasaportë italiane në verë, që do të thotë se ai nuk do të kishte nevojë të zinte një vend jashtë BE-së në ekip.

https://www.youtube.com/watch?v=lkCeqfWHHRU

Talentët e tjerë argjentinas për t’u ndjekur

Ka disa shembuj të fuqive evropiane të futbollit që kanë monitoruar lojtarë të mrekullueshëm argjentinas përpara se të bëjnë një lëvizje për t’i joshur ata në Kontinentin e Vjetër.

Manchester City së fundi nënshkroi sulmuesin Julian Alvarez, ndërsa Benfica mori shërbimet e Enzo Fernandez. Të dy u bënë fitues të Kupës së Botës me Argjentinën në Katar.

Ndërkohë, skuadra e Pep Guardiolës tashmë është afër nënshkrimit të Maximo Perrone në këmbim të 11 milionë eurove.

Perrone iu ofrua Barcelonës nga Rolando Zarate me një çmim më të ulët në të kaluarën, por klubi refuzoi të bënte një lëvizje.

Ndërkohë, Atletico Madrid ka synuar mbrojtësin e Velez, Valentin Gomez dhe Barcelona ka ndjekur ecurinë e mesfushorit të Boca Juniors, Alan Varela. /Telegrafi/