Telegrafi

Sonte fillon edicioni special i Final 8 Kupës së Kosovës në nderim të Agim Llukës

Final 8 Kupa e Kosovës zhvillohet këtë vit në Pejën e bukur, qytetin që jeton me basketbollin.

Këtë vit kjo ngjarje e madhe e basketbollit është speciale, pasi zhvillohet për nder të të ndjerit Agim Lluka.

Agim Lluka ka qenë themelues i Pejës dhe njëri nga drejtuesit e Korporatës Dukagjini.

KB Peja kishte bërë kërkesë në FBK për ta organizuar këtë vit Final 8 Kupën për nder të një njeriu që ka bërë shumë për qytetin e Pejës si dhe jetën letrare, arsimore, kulturore e sportive në këtë qytet.

Arena ‘Karagaçi’ pritet të jetë e stërmbushur në ndeshjet e Final 8 Kupës së Kosovës, pasi në këtë qytet jetojnë me basketbollin.

Ndeshja e parë në konkurrencën e meshkujve zhvillohet ajo e Grupit B mes Trepçës dhe Rahovecit me fillim nga ora 17:00.

Ndërkohë hapja solemne e edicionit ‘Agim Lluka’ në Final 8 Kupën e Kosovës bëhet nga ora 19:20.

E në fillim nga ora 20:00, Peja si organizatore e kësaj ngjarje të madhe luan me Sigal Prishtinën derbin e madh të basketbollit vendor.

Të enjten zhvillohen dy sfidat tjera çerekfinale ku takohen Golden Eagle Ylli – Drita si dhe derbi prizrenas Prizreni 16 – Bashkimi.

Ditën e premte luhen dy ndeshjet gjysmëfinale, derisa finalja e madhe zhvillohet të dielën nga ora 18:00.

Orari i plotë i Final 8 Kupës së Kosovës ‘Edicioni Agim Lluka’

Final 8 në Pejë

E mërkurë
14:00 Penza – Bashkimi
17:00 Grupi B: Trepça – Rahoveci
19:20 Hapja solemne
20:00 Grupi C: Peja – Sigal Prishtina

E enjte
14:00 Istogu – Vëllaznimi (Liga e Parë)
17:00 Grupi A: Golden Eagle Ylli – Drita
20:00 Grupi D: Prizreni 16 – Bashkimi

E premte
14:00 NEW Basket – Vushtrria (Liga e Parë)
17:00 Gjysmëfinalja e parë (Fituesit e grupit B-C)
20:00 Gjysmëfinalja e dytë (Fituesit e grupit A-D)

E diel
12:00 Finalja e Kupës së Ligë së Parë
15:00 Finalja e Femrave
18:00 Finalja e Meshkujve

/Telegrafi/