Anëtari i grupit TDS, Majk, do të vijë me projektin e tij të ri.
Pas suksesit të madh me këngën “Sjena mo” në bashkëpunim me Getoar Selimin ku arritën më shumë se 20 milionë klikime në kanalin “Youtube”, reperi do të vijë me një këngë solo.
“Dashni” titullohet krijimi më i ri i reperit, i cili do të vijë i realizuar me videoklip nga produksioni “Entermedia”.
Ky projekt do të publikohet sonte rreth orës 19:00. /Telegrafi/