Ndërkohë që jemi në sezonin e verës, yje të shumta i kanë shfrytëzuar profilet e tyre në rrjetet sociale për shpërndarjen e imazheve të ndryshme nga pushimet.
Bukuroshe të njohura të skenës shqiptare kanë publikuar fotografi, në të cilat kanë vënë në plan të parë figurën e tyre trupore.
Soni Malaj gjatë të mërkurës ka publikuar një tjetër imazh me bikini, teksa shfaqet duke marrë rreze.
“E ndjeva puthjen e diellit dhe djegien nga dielli”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.
Ajo është angazhuar që të ruajë format trupore, prandaj bën pjesë në listën e yjeve shqiptare më fizik të pëlqyer. /Telegrafi/