Landi Hysi, një nga personazhet më të dashur për publikun, ka pranuar në emisionin “Select” të TCH se është në një lidhje dashurie.
Kohë pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, reperi ka pranuar se “kam gjetur sërish dashurinë në një femër tjetër”.
Ai është treguar shumë i rezervuar për pyetje të tjera duke mos dashur të japë detaje të tjera për jetën e tij personale.
Por, mediat shqiptare kanë raportuar se Landi është në lidhje me këngëtaren Soni Malaj, ku kjo e fundit dje e ka mohuar tërthorazi romancën me reperin duke thënë se janë vetëm miq. /Telegrafi/