Site icon Telegrafi

Soni Malaj dhe Mirko nisin punën për divorc në gjykatë

Soni Malaj dhe Mirko Lucarelli kishte kohë që u spekulua se janë ndarë, por tash kjo ka marrë formë.

Ky lajm për një kohë të gjatë u mbajt në heshtje e madje edhe u demantuan spekulimet në media.

Por duket se tanimë gjërat nuk mund të mbahen të fshehura pasi siç raportojnë mediat shqiptare, çifti ka nisur procedurat e divorcit.

Nuk dihet ende se kush do e marrë kujdestarinë e së voglës Anna. Po ashtu mbeten të paqarta shkaqet që çuan në divorcin e çiftit.

Ata prej kohësh jetoni të ndarë, ai në itali dhe Soni në Shqipëri duke ndjekur karrierën e saj muzikore. Dy të rinjtë u njohën dhe u dashuruan në spektaklin e vallëzimit “Dancing With The Stars”. /Lapsi.al/

Exit mobile version