Telegrafi

Sondazhi i Telegrafit: Mbi 70 për qind e qytetarëve përkrahin vendimin e Kurtit per shkarkimin e Veliut

Në sondazhin e Telegrafit, vetëm brenda tri orësh kanë votuar mbi 40 mijë persona,  duke u përgjigjur në pyetjen nëse kryeministri Albin Kurti ka bërë mirë apo jo, që e ka shkarkuar nga posti i ministrirt të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliun e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mbi 70 për qind e qytetarëve që kanë marrë pjesë në këtë sondazh mendojnë se vendimi i Kurtit është i drejtë, ndërsa pjesa tjetër kanë votuar të kundërtën.

“Duke vlerësuar mirë gjithë situatën që po kalon Kosova, sipas jush a bëri mirë kryeministri Albin Kurti që e shkarkoi Agim Veliun nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike?”, ishte pyetja së cilës iu përgjigjën me PO, mbi 30 mijë lexues të Telegrafit, ndërsa në përgjigjen ‘JO’ vetëm 10 mijë në tre orët e para.

Ndryshe, Kurti mëngjesin e së mërkurës ka marrë vendim që të liroj Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës.

Lexo po ashtu Vendimi i Kurtit për shkarkimin e Agim Veliut (Dokument)

Ky vendim i kryeministrit Kurti erdhi si pasojë e një deklarate që Veliu kishte dhënë mbrëmë ku kishte deklaruar se “numri i personave të prekur me coronavirus po rritet orë pas ore”. E këtë deklaratë kryeministri Kurti e cilësoi deklaratë e cila përhapë panik.

Më poshtë keni sondazhin, i cili vazhdon të jetë i hapur dhe mund të votoni edhe ju nëse keni llogari në rrjetin social, Faceboook. /Telegrafi/