Site icon Telegrafi

Sondazhi i ri për zgjedhjet – LVV prin me 41.10 përqind, kjo është radhitja e partive tjera

Sondazhi i fundit i realizuar nga PIPOS të cilin e paraqiti Fisnik Halimi në Klan Kosova, për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt e kanë nxjerrë parti të parë Lëvizjen Vetëvendosje, me 41.10 përqind të votave.

Partia e dytë radhitet PDK, me 20.80 përqind të votave, pastaj LDK radhitet e treta me 15.70 përqind, transmeton Telegrafi.

AAK me 8.60 përqind të votave, Nisma 2 përqind. Sipas këtij sondazhi iniciativa e Vjosa Osmanit do të marrë 3.20 përqind të votave.

Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 14 shkurt, kurse partitë politike do të kenë kohë dhjetë ditë që të bëjnë fushatë elektorale. /Telegrafi/

Exit mobile version