Telegrafi

Sondazhi për Wilder-Fury: 20 mijë lexues të Telegrafit japin parashikimin e tyre për fituesin e titullit të WBC-së

Foto: Getty Images/Guliver

Meçi mes Deontay Wilder dhe Tyson Furyt për titullin e WBC-së është një nga më të mëdhenjtë të dekadës së fundit në kategorinë e peshave të rënda në boks.

Kjo për shkak se rivaliteti mes amerikanit dhe britanikut është i madh, por edhe se fituesi mund të ndeshet në të ardhmen me Anthony Joshuan.

Si çdo herë Telegrafi i ka dhënë shumë rëndësi kësaj ngjarje, duke postuar lajme vazhdimisht në kohë reale për të rejat e fundit, pasi në vendin tonë boksi është një sport i pëlqyer.

Tensionet kanë qenë të vazhdueshme ndërmjet Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Me këtë rast ne kemi krijuar një sondazh ku i kemi kërkuar lexuesve të japin mendimin e tyre duke votuar se kush do të jetë fitues i duelit për titullin e WBC-së.

Në këtë sondazh ishin pjesëmarrës mbi 20 mijë lexues, ku shumica prej tyre parashikuan mbrojtjen e titullit nga Wilderi.

Lexo po ashtu Fitimet që pritet të arkëtojnë Wilder dhe Fury nga meçi për titullin e WBC-së

Amerikani mori 57 për qind të votave, kurse Fury 43 për qind.

Mos të harrojmë, ky është një duel titanësh i peshave të rënda dhe favorit nuk ka, tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim fillimin e meçit nga ora 06:00 e mëngjesit të së dielës.

Vazhdoni të jeni pjesë e jona pasi edhe këtë herë ne do të kemi mbulim special. /Telegrafi/