Meçi mes Deontay Wilder dhe Tyson Furyt për titullin e WBC-së është një nga më të mëdhenjtë të dekadës së fundit në kategorinë e peshave të rënda në boks.
Kjo për shkak se rivaliteti mes amerikanit dhe britanikut është i madh, por edhe se fituesi mund të ndeshet në të ardhmen me Anthony Joshuan.
Si çdo herë Telegrafi i ka dhënë shumë rëndësi kësaj ngjarje, duke postuar lajme vazhdimisht në kohë reale për të rejat e fundit, pasi në vendin tonë boksi është një sport i pëlqyer.
Me këtë rast ne kemi krijuar një sondazh ku i kemi kërkuar lexuesve të japin mendimin e tyre duke votuar se kush do të jetë fitues i duelit për titullin e WBC-së.
Në këtë sondazh ishin pjesëmarrës mbi 20 mijë lexues, ku shumica prej tyre parashikuan mbrojtjen e titullit nga Wilderi.
Amerikani mori 57 për qind të votave, kurse Fury 43 për qind.
Mos të harrojmë, ky është një duel titanësh i peshave të rënda dhe favorit nuk ka, tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim fillimin e meçit nga ora 06:00 e mëngjesit të së dielës.
Vazhdoni të jeni pjesë e jona pasi edhe këtë herë ne do të kemi mbulim special. /Telegrafi/