Telegrafi

Sondazhi nga Pyper: 87% e qytetarëve janë kundër themelimit të Asociacionit

Telegrafi në bashkëpunim me Pyper, platformën e avancuar për hulumtime, dhe emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, dje ka zhvilluar një anketim përmes së cilit janë pyetur qytetarët më hollësisht rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

87.50% e të anketuarve kanë deklaruar se janë kundër themelimit të Asociacionit me komunave me shumicë serbe, ndërkaq 63.22% kanë thënë se nuk duhet të ndryshohet kushtetuta që të themelohet Asociacioni.

Të pyetur se sa janë të shqetësuar për themelimin e Asociacionit, të anketuarit janë përgjigjur: Shumë të shqetësuar (45%), deri diku të shqetësuar (38.83%) dhe jo të shqetësuar (16.17%).

Gjithashtu, 77.17% e të anketuarve janë pajtuar me pohimin se “formimi i asociacionit do të ishte fatal për vetë funksionimin e shtetit të Kosovës”.

Lexo po ashtu Votoni në sondazhin e Pyper: A janë të ndikuara politikisht shkarkimet e fundit?

Më poshtë i keni të gjitha rezultatet e anketimit më hollësisht.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – Shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – Shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)