Site icon Telegrafi

Sondazhi javor: Lexuesit e Telegrafit votojnë me 47 për qind për banorin që duan të largohet këtë javë nga BBVK

Plot pesë konkurrentë kanë qenë të nominuar këtë javë në Big Brother VIP Kosova dhe një prej tyre do të lërë shtëpinë këtë të premte.

Linda Halimi, Ardhi dhe Mirdoni, Blerando, Santiana Maloku dhe Azem Gagica, kanë qenë të nominuarit e kësaj jave.

Në fillim të javës, Telegrafi, ka hapur një sondazh ku ka pyetur lexuesit e kush duhet të largohet këtë javë nga shtëpia më e famshme në vend.

Lexo po ashtu Ardi flet për afërsinë me Shqipen në BBVK: Pas 20 vitesh mund t’i kemi pesë fëmijë

Nga të gjithë të nominuarit, ajo që prin me vota për të dalë është këngëtarja Linda Halimi, për të cilën kanë votuar 47 për qind e lexuesve.

I dyti është Azemi me 25 për qind, pasuar nga Ardi dhe Mirdoni me 12 për qind, dhe Santiana e katërta me 11 për qind.

Lexo po ashtu “Kam puthur një grua në buzë”, Linda Halimi deklarohet pas pretendimeve të Santianës se këngëtarja mund të jetë biseksuale

Kurse i fundit nga votat e lexuesve të Telegrafit si më pak i dëshiruari për të dalë rezulton të jetë Blerando me vetëm gjashtë për qind nga mbi 3,900 vota. /Telegrafi/

* Ky sondazh është realizuar nga portali Telegrafi vetëm për të matur preferencat e publikut dhe nuk lidhet me votimin zyrtar të spektaklit Big Brother VIP Kosova 2.

Exit mobile version