Telegrafi

Sondazhi i javës në Telegrafi: Lexuesit zgjedhin me 32 për qind njëri nga shtatë të nominuarit që duhet të dalë nga BBVK

Sonte (e premte) nga shtëpia më e famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, do të eliminohet konkurrenti i radhës.

Plot shtatë kanë qenë banorët e nominuar këtë javë: Alba Vukaj, Azem Gagica, Blero Muharremi, Blerando, Kader Kicaj, Besi Zeneli dhe Ylli Dërvishi (Buci).

Telegrafi në fillim të javës ka hapur një sondazh, ku ka pyetur lexuesit se kush mendojnë se duhet të largohet këtë javë nga spektakli i famshëm dhe mbi 6,100 kanë lexues kanë dhënë dëshirën e tyre.

Konkurrenti që duket se prin bindshëm me 32 për qind të votave është Ylli Dërvishi (Buci), pasuar nga bukuroshja Kader me 18 për qind të votave.

E treta në renditjen e dëshirës së publikut për të dalë është Alba me 15 për qind, për të vazhduar me Besin me 12 për qind dhe Azemin me 10 për qind.

Sakaq, më pak vota për të dalë kanë këngëtari Blero për të cilin kanë votuar tetë për qind dhe Blerando me vetëm pesë për qind. /Telegrafi/

* Ky sondazh është realizuar nga portali Telegrafi vetëm për të matur preferencat e publikut dhe nuk lidhet me votimin zyrtar të spektaklit Big Brother VIP Kosova 2.