Telegrafi

Sondazhi i javës: Lexuesit e Telegrafit votojnë me 52 për qind për personin që duan të largohet nga BBVK këtë të premte

Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj/Telegrafi

Nga shtëpia më e famshme në kosovë, Big Brother VIP Kosova, këtë të premte do të largohet banori i radhës.

Në nominim për të dalë kanë qenë plot gjashtë konkurrentë: Ylli Dërvishi (Buci), Blero Muharremi, Linda Halimi, Domeniku, Alba Vukaj, Blero dhe çifti Adri dhe Iliriani.

Për të matur mendimin e opinionit publik, Telegrafi ka hapur një sondazh në fillim të kësaj jave ku kanë votuar online mbi 7,600 lexues.

Nga rezultatet, duket se më e dëshiruar për të dalë për momentin është këngëtarja Linda Halimi, e cila i prin sondazhit me mbi 52 për qind.

I dyti është afrikano-zvicerani Domenik Mbarga me 16 për qind, pasuar nga çifti Adri Rogaqi dhe Iliriana Sadriu me 12 për qind.

Këngëtari Blero dhe Buci ndajnë të njëjtën përqindje me nga shtatë respektivisht secili, pasuar nga e fundit, Alba Vukaj, e cila mesa duket është më pak e dëshiruara e publikut për të dalë këtë të premte, me vetëm gjashtë për qind.

* Ky sondazh është realizuar nga portali Telegrafi vetëm për të matur preferencat e publikut dhe nuk lidhet me votimin zyrtar të spektaklit Big Brother VIP Kosova 2.