Telegrafi

Sondazhi i javës: 46 për qind e lexuesve të Telegrafit zgjedhin emrin që duan të largohet këtë javë nga Big Brother VIP Kosova

Ashtu siç tashmë ndodh çdo javë, Telegrafi pyet lexuesit mbi preferencat dhe mendimet e tyre për spektaklin më të shikuar të momentit, Big Brother VIP Kosova.

Sondazhi i hapur të hënën në mbrëmje, ka ftuar lexuesit të votojnë për personin që mendojnë se do të largohet këtë javë nga shtëpia më e famshme në vend.

Në nominim gjithsej janë gjashtë banorë: Lumbardh Salihu, Linda Halimi, Alby, Monika Salihu, Edona James dhe Vesa Vllasaliu.

Lexo po ashtu Linda Halimi: Feja islame ma lejoi martesën me një njeri me ngjyrë, por njerëzit në Kosovë më kërcënonin dhe përndiqnin me makinë

Nga rezultatet e votimit i cili është mbyllur të premten, rezulton se 46 për qind e lexuesve mendojnë se këtë javë eliminohet këngëtarja Linda Halimi.

E dyta në renditja është këngëtarja Monika Salihu me 21 për qind, pasuar nga Vesa Vllasaliu me 12 për qind dhe transgjinorja Edona James me 11 për qind.

Lexo po ashtu Monika Salihu: Në qoftë se unë e fitoj BBVK do të thyhen shumë rregulla, pasi do të fitoj një njeri normal më në fund

Dy të fundit që sipas lexuesve të telegrafit rrezikojnë më pak që të dalin janë Alby me gjashtë për qind dhe Lumbardhi me katër për qind.

* Ky sondazh është realizuar nga portali Telegrafi vetëm për të matur preferencat e publikut dhe nuk lidhet me votimin zyrtar të spektaklit Big Brother VIP Kosova 2.