Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur me rezultat 0-3 në udhëtim ndaj Suedisë, ndeshje e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror “Katar 2022”
Dardanët kishin një pjesë të parë të mirë, por fati nuk ishte në anën tonë, ndërsa në të dytën vendasit bën diferencën dhe kështu krijuan edhe epërsinë e thellë.
Ashtu siç pas çdo takim të ekipit të Kosovës, diskutimet janë të mëdha nga tifozët, posaçërisht në rrjetet sociale. Kështu Telegrafi ka hapur një mundësi që ju të vlerësoni lojtarët më të mirë nga ky takim.
Vlen të theksohet se në këtë takim si zëvendësues u futën: Astrit Selmani (70′), David Domgjoni (70′), Betim Fazliji dhe Florent Muslija (87′). /Telegrafi/