Telegrafi

Sondazh: Vlerëso paraqitjen e lojtarëve të Kosovës nga fitorja 0-1 ndaj Gjeorgjisë

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë pikët e para në kualifikimit për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, duke fituar 0-1 në udhëtim ndaj Gjeorgjisë.

Dardanët fituan në këtë takim fal një autogoli të mbrojtësit kundërshtar, i cili në një duel me Vedat Muriqin e dërgoi topin në rrjetën e tij.

Ashtu siç pas çdo takim të ekipit të Kosovës, diskutimet janë të mëdha nga tifozët, posaçërisht në rrjetet sociale. Kështu Telegrafi ka hapur një mundësi që ju të vlerësoni lojtarët më të mirë nga ky takim.

Vlen të theksohet si zëvendësues u futën: Florian Loshaj (68′), Zymber Bytyçi (68′), Herolind Shaka dhe Mirlind Kryeziu (të dy të fundit u futën në kohën shtesë). /Telegrafi/