Site icon Telegrafi

Sondazh nga Pyper: Perceptimi pozitiv mbi Qeverinë Kurti 2 vazhdon të mbizotëroj ende

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh, Pyper ka pyetur qytetarët se sa i ka përmbushur pritshmëritë tuaja Qeveria Kurti 2 deri më tani.

Sipas sondazhit, perceptimi pozitiv mbi Qeverinë Kurti 2 vazhdon të mbizotëroj ende.

Sondazhi po ashtu ka treguar se me të gjitha premtimet elektorale dhe pritshmëritë ndaj qeverisë, 35% vlerësojnë se deri më tani qeveria i ka përmbushur pritshmëritë e tyre aq sa kanë pritur.

Për 39% të pjesëmarrësve, nuk i ka përmbushur pritshmëritë e tyre ndërsa për 27% i ka përmbushur më shumë se që kanë pritur.

Vetëm rreth 1 në 5 persona e konsiderojnë të dobët punën e qeverisë deri më tani. E për dallim prej tyre, pjesa e mbetur e pjesëmarrësve e konsiderojnë atë si të mirë (20%), shumë të mirë (15%) dhe të shkëlqyeshme (42%).

Gjithashtu, në pyetjen ‘Si e shihni të ardhmen e Kosovës deri në fund të mandatit të Qeverisë Kurti 2?’, 59% e shohin atë më mirë se tani, 12% më keq se tani dhe një tjetër 12% njësoj si tani.

Sondazhi në fjalë u realizua me 1206 pjesëmarrës anembanë Kosovës përmes një mostre jo të rastësishme.

Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

 

 

 

 

Exit mobile version