Telegrafi

Sondazh: Kush mendoni se do të jetë në krye të Podujevës pas zgjedhjeve lokale 2021?

Të dielën më 17 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale.

Telegrafi ka filluar me publikimin e disa sondazheve ku do të përfshihen të gjitha komunat dhe kandidatët.

Në këtë sondazh të gjithë mund të votojnë për kandidatin që mendojnë se do të udhëheqë me komunën përkatëse.

Lexo po ashtu Sondazh: Kush mendoni se do të jetë në krye të Vushtrrisë pas zgjedhjeve lokale 2021?

Serinë e këtyre sondazheve, Telegrafi sot e vazhdon me komunën e Podujevës. Në garë për kryetar të Podujevës janë gjashtë kandidatë: Xhemajl Hasani (Nisma), Besnik Tahiri (AAK), Shpejtim Bulliqi (LVV), Gazmend Islami (Organizata Balli Kombëtar Demokrat), Ekrem Hyseni (LDK) dhe Floretë Zejnullahu (PDK).

Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në Podujevë është 83,562, numri i qendrave të vendvotimit është 45, kurse numri i vendvotimeve është 111.

Më 14 tetor do të mbyllen të gjitha sondazhet, ku pastaj në një lajm do të përmblidhen rezultatet finale. Për të shikuar të gjitha sondazhet, klikoni këtu. /Telegrafi/


Sondazhi është krijuar për t’i dhënë lexuesit tonë një mundësi për të shprehur mendimin e tij nëpërmjet votës. Në një IP mund të votohet vetëm një herë.