Telegrafi

Sondazh: Kush mendoni se do të jetë në krye të Junikut pas zgjedhjeve lokale 2021?

Kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale 2021.

Më 17 tetor (e diel) qytetarët do të votojnë për kryetarin e tyre të ri.

Telegrafi po vazhdon me publikimin e disa sondazheve ku do të përfshihen të gjitha komunat dhe kandidatët.

Në këtë sondazh të gjithë mund të votojnë për kandidatin që mendojnë se do të udhëheqë me komunën përkatëse.

Lexo po ashtu Sondazh: Kush mendoni se do të jetë në krye të Fushë Kosovës pas zgjedhjeve lokale 2021?

Serinë e këtyre sondazheve, Telegrafi e vazhdon me Komunën e Junikut. Në garë për kryetar të Junikut janë katër kandidatë: Agron Kuçi (AAK), Besart Tofaj (LVV), Ruzhdi Shehu (LDK) dhe Fatos Shala (PDK).

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i votuesve në Komunën e Junikut është 4,527, numri i qendrave të votimit 1, numri i vendvotimeve 5.

Më 14 tetor do të mbyllen të gjitha sondazhet, ku pastaj në një lajm do të përmblidhen rezultatet finale. Për të shikuar të gjitha sondazhet, klikoni këtu. /Telegrafi/