Pasi që Zinedine Zidane me Real Madridin e tij e fitoi Ligën e Kampionëve tashëm është hapur një debat i gjerë në botën e futbollit.
Sukseset e mëdha të Zinedine Zidanes për një vit e gjysmë sa është në krye të Real Madridit kaun bërë që skuadra e tij aktuale të krahasohet me atë të Pep Guardiola te Barcelona.
Guardiola ka fituar gjithçka çfarë fitohet për katër vitet që e udhëhoqi Barcelonën duke e kthyer në njërën prej skuadrave më të forta në botë.
Ai e fitoi tri herë La Ligan në sezonet 2008–09, 2009–10, 2010–11 dhe Kuëpn dy herë në sezonet. 2008–09, 2011–12.
Ligën e Kampionëve Barcelona e ka fituar për dy sezone, 2008–09 dhe 2010–11, ku pastaj edhe Superkupën e Evropës.
Në këto dy sezone ata e fituan edhe Kupën e Botës për klube.
Barcelona me Guardiolan e ka fituar edhe Superkupën e Spanjës në vitet 2009, 2010, 2011, transmeton Telegrafi.
Zidane për një vit e gjysmë fitoi shumë me Real Madridin. Ai e ka fituar dy herë radhazi Ligën e Kampionëve në sezonet 2015–16 dhe 2016–17.
Këtë vit u shpall edhe kampion në La Liga, ndërsa e ka ftiuar Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube.
Tashmë këto suksese të dy trajnerëve dhe skuadrave të tyre kanë hapur një pyetje. Cila është skuadra më e fortë në botë?
Këtu mund të vendosi edhe ju me një votë në sondazhin e përgatitur nga Telegrafi.