Anësori i Tottenham Hotspur, Son Heung-min, është zyrtarisht një vit më i ri në sytë e Koresë së Jugut, me rregullat e çuditshme që po modifikohen në kombin aziatik.
Një ndryshim i ligjit korean ka sjellë metodat e numërimit të lidhura me moshën në përputhje me pjesën tjetër të botës.
Më parë, foshnjat e porsalindura konsideroheshin të ishin një vjeç që nga lindja – duke marrë parasysh shtatzëninë në muajin e nëntë. Të gjithë koreanët konsideroheshin gjithashtu se bëheshin një vit më të vjetër më 1 janar të çdo viti – pavarësisht nga muaji në të cilin kanë lindur.
Ligji që u miratua në dhjetor pas një fushate nga presidenti Yoon Suk Yeol, tani ka hyrë në fuqi, që do të thotë se të gjithë futbollistët koreanë janë një vit më të rinj kur bëhet fjalë për regjistrimet në vendlindje.
Mirëpo, kjo nuk vlen për ne Evropë, ku Son është ende 30 vjeçar, duke qenë se ka lindur më 8 korrik 1992 dhe nuk përbën kurrfarë ndryshimi. /Telegrafi/