Site icon Telegrafi

Son bëhet golashënuesi më i mirë aziatik në histori të Ligës së Kampionëve

Ylli i Tottenham Hotspur, Son Heung-min, është bërë golashënuesi më i madh nga Azia në historinë e Ligës së Kampionëve, pas dy golave ndaj Manchester Cityt.

City shënoi i pari për 1-0 me Raheem Sterling duke shënuar golin më të shpejtë të klubit anglez në Ligën e Kampionëve për vetëm tre minuta dhe 51 sekonda.

Lexo po ashtu Tottenhami në gjysmëfinale pas një ndeshjeje të çmendur dhe dramatike ndaj Cityt në Etihad

Por, ylli i Koresë së Jugut dhe Tottenhamit, Son, u shfaq rrufeshëm me dy golat të shpejtë që erdhën në minutën e shtatë për 1-1 dhe në të dhjetin për epërsinë 1-2.

Heung-Min Son (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Këto dy gola të shënuara kanë bërë që Son të bëjë histori në Ligën e Kampionëve pasi ai shënoi edhe golin e vetëm në ndeshjen parë në Londër javën e kaluar.

Lexo po ashtu Man City 4-3 Tottenham: Notat e lojtarëve, dështim Llaporte

Me 12 gola, sulmuesi koreano-jugor tani është golashënuesi kryesor aziatik në historinë e Ligës së Kampionëve, duke kaluar ish-yllin e Dynamo Kyiv Maksim Shatskikh nga Uzbekistani.

Ky ka qenë një tjetër sezon shkëlqimi për Son, pasi 26-vjeçari deri më tani ka arritur 20 gola në të gjitha garat për Spurs këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version