Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se skuadra e Arsenalit është e interesuar për shërbimet e Eric Baillyt.
Ky i fundit u raportuar se mund të largohet nga Manchester Unitedit në formë huazimi deri në afatin kalimtar të verës.
Megjithatë, United shpejt hodhi poshtë ofertën e Gunners pasi që Djajtë e Kuq nuk dëshirojnë të forcojnë një rival të Ligës Premier.
“Nuk jam i befasuar nëse ata e duan. Por kjo është vetëm një nga ato gjëra që ka gjithmonë spekulime, nuk është një surprizë e madhe që interesohen për Baillyn”, pohoi trajneri norvegjez.
Kujtojmë se 24-vjeçari iu bashkua Unitedit në verën e vitit 2016 kur Jose Mourinho ishte në krye të shtabit teknik të klubit anglez.
Mbrojtësi ka kontratë të vlefshme edhe për 18 muaj, megjithatë, Solskjaer është i kënaqur me angazhimin e reprezentuesit të Bregut të Fildishtë.
Ndryshe, Bailly ka startuar në formacionin bazë vetëm një ndeshje nën urdhrat e 45-vjeçarit, i cili morri drejtimin e klubit pas shkarkimit të Jose Mourinhos. /Telegrafi/