Trajneri Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e ka hedhur poshtë mundësinë e largimit të Paul Pogbas apo kthimin e tij te Juventusi.
Spekulimet për largimin e mesfushorit francez nga Old Traffordi ishin rikthyer gjatë pauzës për ndeshjet e përfaqësueseve, pasi lojtari kishte shprehur admirimin e tij për Real Madridin dhe Zonjën e Vjetër.
“Ai nuk ka folur për vetveten”, ka thënë Solskjaer të hënën, i cili është cituar nga BBC Sport.
“Fjalët e tij ishin se kushdo do të dëshironte të luajë për Real Madridin. Paul është i lumtur këtu, ai po luan mirë”.
“Do të jetë pjesë e madhe e projektit. Gjithkush dëshiron ta ndërtojë skuadrën rreth tij dhe kjo nuk ka ndryshuar aspak”, ka shtuar norvegjezi. /Telegrafi/