Ole Gunnar Solskjaer ka plane të mëdha për të rindërtuar skuadrën e Manchester Unitedit këtë verë para fillimit të sezonit të ri – pas një edicioni zhgënjyes që kaluan.
Deri më tani norvegjezi ka kompletuar dy transferime, Daniel James nga Swansea City për 22 milionë euro dhe Aaron Wan-Bissakan për 56 milionë euro.
Por, për të kompletuar transferime të tjera, Djajtë e Kuq fillimisht duhet t’i largojnë disa lojtarë, e që Solskjaer po mendon t’i largojë pikërisht ata që i ka transferuar Jose Mourinho.
Nga skuadra tashmë janë larguar Ander Herrera dhe Antonio Valencia, derisa norvegjezi po mendon ta largojë edhe Diogo Dalotin dhe Romelu Lukakun.
Sulmuesi belg është duke u lidhur me një kalim te Interi, ndërsa skuadra angleze po kërkon 90 milionë euro nga shitja e tij.
London Evening Standard raporton se Dalot nuk ka të ardhme te Manchester Unitedi, kështu që në këtë afat kalimtar veror pritet largimi i tij. /Telegrafi/