Telegrafi

Solskjaer planifikon pesë shitje të mëdha në verë

Menaxheri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer është i përgatitur të bëjë disa shitje të mëdha këtë verë.

Sipas mediumit lokal Evening News Manchester, pesë lojtarë mund të shitet për të bërë vend për objektivat e verës së trajnerit Solskjaer.

Ky medium sugjeron që Solskjaer dëshiron të shesë të paktën tre lojtarë. Phil Jones, Jesse Lingard dhe Andreas Pereira janë të gjithë në rrezik.

Lexo po ashtu Rashford i kënaqur me metodat dhe mësimet e Solskjaerit

Chris Smalling, aktualisht i huazar, mund të shitet te Roma në të njëjtën kohë, ndërsa Unitedi po kërkon blerës edhe për Alexis Sanchez, i huazuar te Interi.

Në vend të tyre, Solskjaer ka vënë në shënjestër emra të mëdhenj aktualisht dhe do të ketë konkurrencë të madhe për transferimin e tyre.

Jadon Sancho (Borussia Dortmund), Jack Grealish (Aston Villa) dhe James Maddison (Leicester City) janë objektivat kryesore të norvegjezit. /Telegrafi/