Site icon Telegrafi

Solskjaer: Mund të fitojmë çdo ndeshje, duam trofeun e Kupës FA

Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Trajneri i ri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka folur për synimet e tij me klubin nga Old Trafford.

Solskjaer erdhi vetëm para disa javësh në krye të Unitedit si trajner i përkohshëm i Unitedit, pas shkarkimit të Jose Mourinhos. Por, norvegjezi ka fituar katër ndeshjet e para dhe tani ka rritur synimet e tij me klubin.

“Natyrisht kur vini në një klub si ky, ju presin të fitoni ndeshje”, ka thënë fillimisht Solskajer për gazetarët.

Lexo po ashtu Solskjaer: Nuk dua të largohem nga Unitedi

“Kur të fitoni katër ndeshje, ju presin të fitoni edhe një tjetër. Unë mendoj se ne mund të fitojmë çdo ndeshje”.

Unitedi ndeshjen e radhës do ta luaj në shtëpi ndaj Readingut në FA Cup dhe Solskjaer është i bindur se është një garë që ekipi e tij dëshiron të fitojë këtë sezon.

“Jemi duke luftuar për trofe dhe finalja e FA Cup është fantastike për të luajtur. Kam luajtur në vitin 1999 në Wembley. Mendoj se ishte e fundit në Wembley”.

Lexo po ashtu Solskjaer: Dua që lojtarët e mi të dominojnë ndeshjet sikurse në epokën e Fergusonit

“Shpresojmë të arrijmë në finale. Për të arritur në finale, pavarësisht nga konkurrenca, ju doni të fitoni”.

“Nuk jam i sigurt nëse presim ta fitojmë, por kjo është pak a shumë ajo që prisni nga një klub i tillë dhe lojtarët që kemi”, përfundoi norvegjezi. /Telegrafi/

Exit mobile version