Telegrafi

Solskjaer i kundërpërgjigjet Lampardit në deklaratën se VAR e favorizon Unitedin

Ole Gunnar Solskjaer i është kundërpergjigjur Frank Lampardit në atë se VAR-i e favorizon më shumë Manchester Unitedin.

Trajneri i Chelseat befasoi të gjithë në konferencë për media duke thënë se Djajtë e Kuq po ndihmohen nga teknologjia në futboll.

Por, ndaj kësaj deklarate është kundërpërgjigjur Solskjaer që ka deklaruar se disa trajnerë (Lampard) duan që të dalin jashtë kontekstit të futbollit.

Lexo po ashtu Lampard: VAR-i është duke e favorizuar Manchester Unitedin

“Mund të qëndroj u ulur këtu me orë dhe të flas për këtë gjë”, ka thënë Solskajer. “Duket si një rrëfim pa bazë, duket sikur disa persona tentojnë të dalin jashtë kontekstit të futbollit”.

“Nëse i shikoni takimet tona, atëherë mund të vëreni se jemi dëmtuar në disa raste, si ndërhyrja e Romeut ndaj Mason Greenëood, ishte karton i kuq”.

“Duke folur për Mark Boble që duhej të përjashtohej në humbjen tonë ndaj West Hamit”, ka shtuar më tej ai.

Manchester United dhe Chelsea do të përballen në kuadër të gjysmëfinales sot nga ora 17:00 në Old Trafford, ku njëra nga skuadrat do të përballet me Arsenalin në finale të FA Cup, që eliminoi mbrëmë Manchester Cityn. /Telegrafi/