Telegrafi

Solskjaer i kërkon drejtuesve edhe tri transferime, Maguire i pari në listë

Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer synon edhe tre nënshkrime më shumë këtë afat kalimtar të verës.

Mediumi anglez Evening News Manchester raporton se tre lojtarë janë në radarin e Unitedit për t’u transferuar.

I pari në listën e Djajve të Kuq është shumë i dëshiruari, mbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Unitedit për sezonin e ri pas afrimit të Wan-Bissakas dhe transferimeve tjera të mundshme

Djajtë e Kuq kishin një ofertë të madhe prej 70 milionë funtesh më parë këtë javë, por kjo ofertë u refuzua nga Leicesteri.

Mbetet për t’u parë nëse Unitedi do të bëjë edhe ndonjë ofertë tjetër për të, por Solskjaer është e etur për ta ndërtuar mbrojtjen rreth tij.

Lexo po ashtu Pas Wan-Bissakas, Unitedi i do edhe dy reprezentues të Anglisë

Lojtari i dytë i preferuar për Solskjaerin vjen përsëri nga Liga Premier dhe është i Newcastle United, Sean Longstaff.

Ndërsa i treti i preferuar nga klubi nga Old Trafford vjen nga skuadra portugeze, Sporting Lisbona dhe është mesfushori Bruno Fernandes. /Telegrafi/