Site icon Telegrafi

Solskjaer i ka shfrytëzuar xhirimet e CR7 dhe Rooneyt për frymëzimin e lojtarëve të Unitedit për fitoren ndaj Arsenalit

YOKOHAMA, JAPAN - DECEMBER 21: Cristiano Ronaldo of Manchester United congratulates team-mate Wayne Rooney during the FIFA Club World Cup Japan 2008 Final match between Manchester United and Liga De Quito at the International Stadium Yokohama on December 21, 2008 in Yokohama, Kanagawa, Japan. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Manchester Unitedi e ka siguruar kualifikimin në raundin e pestë të Kupës FA, pas fitores prej 3-1 kundër Arsenalit në stadiumin Emirates.

Kjo ishte fitorja e tetë radhazi e Djajve të Kuq nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer, ndërsa pas ndeshjes trajneri i ka treguar taktikat e tij për këtë lojë.

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Norvegjezi u kishte treguar lojtarëve të tij shembuj klasikë të golave nga kundërsulmet, në mënyrë që t’i frymëzonte për fitore ndaj Topçinjve.

Alexis Sanchez, Jesse Lingard dhe Anthony Martial, i shënuan golat e tyre pikërisht nga kundërsulmet dhe për këtë është meritor Solskjaer.

Lexo po ashtu Lajmet për MAN UTD

“Kemi luajtur si një ekip i duhur. Një ekip i kompletuar. Kemi punuar shumë në mbrojtje dhe kundërsulme”.

“Kundërsulmi është diçka klasike për Manchester Unitedin. Ka shumë shembuj për këtë kundër Arsenalit – Wayne Rooney, Cristiano Ronaldo, Ji Sung Park dhe ne ua treguam atyre (lojtarëve) këto video”.

“Kemi bërë një hap të madh përpara. Ishte një përmirësim i madh nga loja kundër Tottenhamit. Është lehtë të entuziazmohesh dhe të flasësh për të ardhmen, por ne duhet të vazhdojmë punën dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës”, ka deklaruar Solskjaer për BBC Sport. /Telegrafi/

Exit mobile version