Telegrafi

Solskjaer ia mbyll dyert Realit: Nuk kam dyshime se Pogba do të mbetet te Unitedi këtë verë

Manchester United barazoi 2-2 me Milanin në Cardiff në ndeshjen e fundit testuese para-sezonale, megjithatë ata e bënë këtë pa shërbimet e Paul Pogba, i cili mungonte pas një dëmtimi në shpinë.

Përballë spekulimeve të reja për të ardhmen e francezit, trajneri Solskjaer nuk ka dyshim se Pogba do të qëndrojë në Old Trafford këtë verë.

“Nuk kam dyshim se Paul Pogba do të qëndrojë në Manchester United këtë verë”, ka thënë fillimisht Solskjaer në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Pogba raportohet se nuk pranon të luajë në miqësoren ndaj Milanit, pasi e do kalimin te Reali

“Ai ndoshta do të kthehet në stërvitje në fillim të javës tjetër, nuk është një lëndim, por vetëm një dhimbje”.

“Unë nuk do të rrezikoja asgjë këtë fundjavë; ai duhet të ishte në rregull për ndeshjen me Chelsean”, përfundoi trajneri i Unitedit.

Përkundër sugjerimeve që Zinedine Zidane po e nxit Real Madridin të rivlerësonte mundësinë e nënshkrimit të Pogbas këtë verë, Los Blancos janë duke pritur të bien dakord me Ajaxit për çmimin e Donny van de Beek, i cili është i vendosur të arrijë këtë javë. /Telegrafi/