Telegrafi

Solskjaer ia bën të qartë Raiolas se agjenti nuk vendos për Pogban

Mino Raiola, Ole Gunnar Solskjaer dhe Paul Pogba (Foto: Getty Images/Guliver)

Ole Gunnar Solskjaer i ka thënë Mino Raiolas se trajneri i Manchester Unitedit do të vendosë se çfarë do të ndodhë me Paul Pogban, e jo agjenti i tij.

Përfaqësuesi i lojtarit e ka paralajmëruar klubin anglez se çmimi i mesfushorit francez do të bie, në rast se Djajtë e Kuq nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Pogba ka edhe 16 muaj kontratë dhe Unitedi e ka të drejtën për t’ia zgjatur edhe për një vit, prandaj kërkon një shumë të majme parash për të.

Paul Pogba (Foto: Ian MacNicol/Getty Images/Guliver)

“Paul është lojtar i joni dhe jo i Minos. Nuk jam ulur me Paulin dhe nuk i kam thënë se çfarë t’i thotë trajnerit të tij. Nuk kam folur me Minon, kjo është sigurt”, ka deklaruar Solskjaer, citon The Sun.

Lexo po ashtu Raiola: Flas shpesh me Nedvedin, një kthim i Pogbas te Juventusi është i mundur

Në ndërkohë, Raiola ka thënë se është në bisedime me Juventusin dhe zëvendëskryetarin Pavel Nedved për mundësin e kthimit të Pogbas në Torino. /Telegrafi/

Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)