Telegrafi

Solskjaer harton listën e transferimeve me “14 dëshira”

Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka një listë të dëshirave verore me katërmbëdhjetë emra në të.

Djajtë e Kuq duan të përforcojnë ekipin për sezonin e ardhshëm, por nuk ka të ngjarë të bëjnë më shumë se tre ose katër nënshkrime.

Por, ata tashmë i dinë lojtarët që synojnë, pasi janë të vetëdijshëm se tregu mund të jetë shumë i rrjedhshëm.

Lexo po ashtu Unitedi i bindur se mund ta transferojë De Ligtin

Sipas mediumit britanik Standard Evening, Jadon Sancho dhe Jack Grealish janë në mesin e atyre emrave më të kërkuar.

Unitedi gjithashtu po shikon emra si Kalidou Koulibaly ose Matthijs de Ligt në mbrojtje, por këta nuk janë objektivat kryesore.

Objektivat e mesfushës përfshijnë Jude Bellingham nga Birmingham City, ndërsa James Maddison dhe Donny van de Beek gjithashtu po monitorohen.

Lexo po ashtu Solskjaer planifikon pesë shitje të mëdha në verë

Timo Werner dhe Harry Kane janë ndër emrat që po mendojnë të ndjekin nga një këndvështrim sulmues dhe njëra nga ta mund të përfundojë në Old Trafford.

Përveç kësaj, Solskjaer po mendon edhe për largime, ku së paku pesë lojtarë pritet nga vera nuk pritet të jenë lojtarë të Unitedit. /Telegrafi/