Telegrafi

Solskjaer dëshiron përvojë në mbrojtje, Godin konsiderohet zgjedhja e duhur

Ole Gunnar Solskjaer, Diego Godin (Foto: Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi është duke planifikuar transferimin e mbrojtësit veteran, Diego Godin, i cili aktualisht është pjesë e Interit.

34-vjeçari nuk është më i dëshiruar nga trajneri Antonio Conte, pasi nuk i është përshtatur sistemit të tij të lojës prej se u transferua nga Atletico Madridi.

Nga ana tjetër, Corriere dello Sport ka raportuar se Djajtë e Kuq e kanë rikthyer interesimin për futbollistin uruguaian.

(Foto: Maurizio Lagana/Getty Images/Guliver)

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer dëshiron më shumë përvojë në mbrojtjen e Unitedin dhe e konsideron Godinin si lojtarin e duhur për ta plotësuar fazën defensive.

Mbrojtësi ka kontratë me Nerazzurrët deri në vitin 2022, mirëpo nuk pritet që ta përfundojë kontratën. /Telegrafi/