Telegrafi

Solskajer ngjall dyshime për kalimin e Sanchezit te Interi: Të shohim në shtator çfarë do të ndodhë

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka rritur edhe më shumë dilemat e një dështimi të transferimit të Alexis Sanchez te Interi.

Sanchez dukej të ishte i vendosur për Interin më herët gjatë javës, por tani thuhet se Unitedi ka ndryshuar kërkesat e tyre për sulmuesin, duke bërë që negociatat të zgjasin më shumë seç ishte planifikuar.

Ndërkohë, kiliani i ndihmoi Djajtë e Kuq të mposhtnin Sheffield United 3-1 në një miqësore me dyert e mbyllura.

Lexo po ashtu Unitedi ndryshon kushtet e Sanchezit, Interi i bindur në marrëveshje

“Ende ka bisedime me disa klube”, ka thënë fillimisht Solskjaer në një konferencë për shtyp.

“Por, ai luajti në atë lojë [kundër Sheffield United] dhe luajti mirë. Siç kam thënë që ai po punon mirë”.

Lexo po ashtu Sanchez pajtohet me kushtet personale të Interit

“Le të shohim në shtator se çfarë do të ndodhë”, përfundoi trajneri i Unitedit.

Afati kalimtar i transferimeve verore për klubet italiane mbyllet më 2 shtator. /Telegrafi/