Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka rritur edhe më shumë dilemat e një dështimi të transferimit të Alexis Sanchez te Interi.
Sanchez dukej të ishte i vendosur për Interin më herët gjatë javës, por tani thuhet se Unitedi ka ndryshuar kërkesat e tyre për sulmuesin, duke bërë që negociatat të zgjasin më shumë seç ishte planifikuar.
Ndërkohë, kiliani i ndihmoi Djajtë e Kuq të mposhtnin Sheffield United 3-1 në një miqësore me dyert e mbyllura.
“Ende ka bisedime me disa klube”, ka thënë fillimisht Solskjaer në një konferencë për shtyp.
“Por, ai luajti në atë lojë [kundër Sheffield United] dhe luajti mirë. Siç kam thënë që ai po punon mirë”.
“Le të shohim në shtator se çfarë do të ndodhë”, përfundoi trajneri i Unitedit.
Afati kalimtar i transferimeve verore për klubet italiane mbyllet më 2 shtator. /Telegrafi/