Presidenti ukrainas është tallur me pretendimet e zyrtarëve rusë se luftëtarët e tyre kanë pushtuar pjesë të qytetit të minierave të kripës Soledar.
Në një video-adresim, Volodymyr Zelensky tha se luftimet ishin në vazhdim – duke u bërë jehonë komenteve të zyrtarëve të tjerë ukrainas më herët sot.
Themeluesi i Wagner Group, Yevgeny Prigozhin tha më herët se luftëtarët e tij – të cilët kanë qenë të përfshirë në disa nga betejat më të ashpra në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës – kishin marrë kontrollin e pjesëve të territorit.
Ata postuan një imazh që pretendonin se tregonte luftëtarët brenda minierës së kripës, raporton skynews.
Por Ukraina ka mohuar se territori është pushtuar dhe gazetarët e CNN në terren raportuan gjithashtu se kishin dëgjuar zjarr artilerie që po vazhdonte në zonë.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/