Telegrafi

Solari, trajneri i Realit që është tifoz i Messit

Foto: MARCA

Trajneri i Real Madridit, Santiago Hernan Solari, gjithmonë ka folur mirë për yllin e Barcelonës, Lionel Messin.

Para se ai të emërohej trajner i Real Castillas, argjentinasi ishte analist në gazeta dhe kështu gjithmonë ka treguar respekt për yllin e skuadrës katalunase.

“Shënimi i golit për Messin është instinkt në të njëjtën mënyrë si stuhitë, vetëtimat dhe uraganet që janë dukuri atmosferike”.

“Sa herë që Messi ka topin toka dridhet, të gjithë janë të qetë dhe trajnerët kundërshtarë futin duart në mes të krahëve apo në gjepa, ashtu sikur dikush shikon murmurimën dhe pastaj pret vetëtimën”.

“Ajri dridhet për disa sekonda dhe pastaj dëgjohet goli”.

Lexo po ashtu Shtatë fitoret më të thella të Barçës në El Clasico gjatë shekullit XXI

Pasi Messi kishte fituar të katërtin Top të Artë, Solari i ishte bashkuar debatit se kush ishte lojtari më i miri në botë.

“Dallimi mes Messit dhe Cristiano Ronadlos është te Topat e Artë. Cristiano është lojtari më i mirë në botë sepse Messi luan një sport tjetër”.

“Gjëja e pabesueshme për atë është stabiliteti dhe vazhdimësia e tij në katër apo pesë vite, ai nuk ndalet, është diçka jonjerëzore”.

Lionel Messi pasi fitoi Topin e Artë në vitin 2016 (Foto: Philipp Schmidli/Getty Images/Guiver)

Disa vite më vonë, në një intervistë për LaLigan, ai kishte krahasuar yllin e Barçës me ermat më të mëdhenj në histori të futbollit, përfshirë Pellen dhe Diego Maradonan. Ndërsa në vitin 2016 e kishte pranuar se do dëshironte që bashkëkombësi i tij të luante për Real Madridit.

“Messi ka shënuar një epokë dhe fatkeqësisht për ne, ai është Barcelona”.

Santiago Solari gjatë një ndeshje të Real Madrid Castillas (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Do doja të ishte këtu, te Real Madridi. Topi i Artë është i Messit, është më së i merituar dhe si argjentinas jam i lumtur”.

“Real Madridi dëshiron të ketë më të mirët, por fatkeqësisht nuk mund ta kemi Messin, edhe pse kemi lojtarë të mëdhenj”, kishte thënë Solari për ESPN. /Telegrafi/