Telegrafi

Solari: Nëse Reali e transferon Pogban, një lojtar i rëndësishëm do të qëndrojë rezervë

(Foto: Getty Images/Guliver)

Santiago Solari e ka ndjekur nga afër turpërimin e Real Madridit nga Atletico Madridi në MetLife Stadium në New Jersey, ndërsa pas ndeshjes i ka dhënë disa opinione të tij në lidhje me situatën e transferimeve te Los Blancos.

Gjatë paraqitjes së parë publike që nga shkarkimi prej Mbretërve, ai ka folur në lidhje me transferimin e mundshëm të Paul Pogbas nga Manchester Unitedi.

Paul Pogba (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Qe një kohë të gjatë, francezi është në krye të listës së transferimeve të Realit për përforcimin e mesfushës, ndërkohë që akoma nuk është arritur ndonjë marrëveshje për kalimin e tij në Santiago Bernabeu.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Paul Pogba

“Si trajner, e kuptoj se të gjitha janë spekulime. Nuk e di se cili është opsioni më i mirë për Madridin aktualisht”.

“Po, është e vërtetë se nëse Pogba ose ndonjë lojtar tjetër cilësor vjen te Madridi, do të ishte një konkurrencë e vërtetë në mesfushë dhe një prej emrave të mëdhenj do të duhet të qëndrojë në bankën rezerve”, ka theksuar Solari. /Telegrafi/