Telegrafi

Sokoli: Milan nuk fiton ndaj Feronikelit në Prishtinë

Profesori universitar dhe trajneri i futbollit, Bylbyl Sokoli, ka thënë se Milani nuk do të mund të fitojë në përballje ndaj Ferronikelit.

Sokoli, në “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini ka thënë se Milan nuk e ka më shkëlqimin e dikurshëm që ka pasur në futbollin botërorë.

Ai ka thënë se Dudelange që kishte fituar një ndeshje ndaj Milanit këto vitet e fundit, ishte pranë eliminimit nga Drita.

“Nuk mund të flitet për ndonjë favorit absolutë. Kuptohet cilësia është në anën e Milanit dhe ai është favorit, por në një ndeshmë miqësore edhe Feronikeli mund të bëjë ndonjë kalkulim”.

Ai ka thënë se është optimist se do të ketë një prezantim dinjitoz nga ana e futbollistëve të Feronikelit.

“Është gjithmonë kënaqësi të komentojmë një ndër pesë klubet më të trofeshme në botë, por unë dua të them se Feronikeli nuk humb ndaj Milanit”, ka përfunduar fjalimin e tij, Bylbyl Sokoli.

Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejtë në RTV Dukagjini nga ora 20:45, por gjatë ditës së shtunë do të ketë mbulim special. /Telegrafi/