Sokol Cikalleshi është rikthyer përsëri në elitën e futbollit turk pas një viti të kaluar në Ligën e Parë.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë është larguar përfundimisht nga skuadra e deritanishme Akihsar.
Cikalleshi është prezantuar nga Konyaspor, ku ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me klubin që militon në Superligën e Turqisë.
Ai tanimë është prezantuar nga klubi i tij i ri, por që shuma e transferimit nuk është bërë publike nga klubet.
30-vjeçari ka marrë fanellën me numrin 17 te Konyaspor, teksa shihet si pikë referimi në repartin ofensivë.
Konyaspor është klubi i pestë i Cikalleshit në Turqi, pasi ai më parë ka luajtur edhe për Istanbul Basaksehir, Akhisar Belediye, Osmanlispor dhe Goztepe.
Përveç klubeve turke, Cikalleshi ka veshur edhe fanellat e Besës së Kavajës, Skënderbeut, Tiranës, Kukësit, Incheon UTD në Kore dhe RNK Splitit në Kroaci. /Telegrafi/