Aktorja Sofia Vergara, një bukuroshe amerikano-kolumbiane, e cila gjithashtu njihet si komediane, producente, prezentuese televizive, modele dhe biznesmenë, duket se ka probleme më gjinjtë e saj.
Siç shkruan “Daily Mail”, Vergara ka pranuar se frekuenton dyqanet në Los Angeles që janë të specializuara në veshjet e striptisteve.
Bukuroshja, që hiret seksi ende nuk i ka humbur, edhe pse është 42-vjeç, teksa ka zbuluar madhësinë 32F të gjinjve, tha se përdor sytjena që veshin balerinat që kërcejnë në tuba…striptistet.
“Gjinjtë e mi janë shumë të mëdhenj. Gjatë gjithë jetës sime, blerja e sytjenave ishte një makth. Ajo çfarë nisa të bëj kur u zhvendosa në LA, ishte të gjeja vende që bëjnë reçipeta për striptistet…Vajzat e dobëta me gjoks gjigand”,- tha ajo, transmeton “Daily Mail.
Aktorja tashmë ka një djalë 23-vjeçar, Manolo, nga një marrëdhënie me burrin e parë.