Aktorja Sofia Vergara duket mahnitëse teksa është veshur për një fotosesion nga shtëpia italiane e modës “Dolce& Gabbana”.
Ylli amerikano-kolumbian është ulur në një karrige e veshur në leopard, ndërsa pushon në një vilë të zbukuruar, pasi shfaqet në një fushatë të re çantash për markën e veshjeve luksoze, shkruan The Sun.
Ndërsa në dy imazhet e tjera të publikuara, ajo ka ndërruar veshjet dukë vënë kështu në pah çantat e reja nga brendi i njohur. Duke marrë poza të ndryshme Sofia në fotografitë e tjera është parë buzë detit.
“Shumë mirënjohës për këtë familje, ekuipazhin dhe të gjithë ndjekësit tanë”, ka shkruar Sofia në mbishkrimin e fotografive të publikuara.
Sofia po kthehet në TV e saj duke paraqitur rrënjët dhe do të bëhet gjyqtare në “Got Talent” të Amerikës. /Telegrafi/