Site icon Telegrafi

Sociedadi fiton 24 milionë euro nga transferimi i Griezmannit te Barcelona

Real Sociedad do të marrë plot 24 milionë euro në ditët e ardhshme nga transferimi i Antoine Griezmann te Barcelona nga Atletico Madridi.

Griezmann siguroi lëvizjen e tij të shumëpritur në Camp Nou më 12 korrik, pasi katalunasit paguan klauzolën e lirimit prej 120 milionë eurosh te Atletico.

Ish-skuadra e tij, Sociedadi tani do të marrë një tarifë prej 20 për qind nga marrëveshja, si pjesë e transferimit që e solli atë nga Anoeta në kryeqytetin spanjoll në vitin 2014, për një pagesë prej 30 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Griezmann bëhet transferimi i pestë më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, Ronaldo dhe Pogba mbeten mbrapa tij në 'top 10'

Kjo taksë mund të rritet në 32 milionë euro, nëse Atletico arrin të fitojë gjyqin kundër  kampionëve të La Ligës.

Skuadra e Diego Simeone kërkon këshilla ligjore lidhur me pretendimet se Griezmann u pajtua të shkojë në skuadrën e Ernesto Valverde në mars të vitit 2019, përpara se të njoftoj klubin për dëshirën e tij për t’u larguar, dhe më e rëndësishmja para se klauzola e lirimit të tij të ulet nga 200 milionë në 120 milion euro më 1 korrik.

Lexo po ashtu Atletico reagon pas kalimit të Griezmannit te Barça: Shuma e paguar është e pamjaftueshme, marrëveshja mes palëve u arrit para uljes së klauzolës

Në rast se Sociedad merr këto para mbylljes së afatit kalimtar atëherë do t’i ndihmonin shumë në ndonjë transferim të ri, edhe pse tashmë ka kryer disa të tillë.

Christian Portu ka ardhur nga Girona në një marrëveshje prej 10.5 milionë eurosh, Alexander Isak iu bashkuar nga Borussia Dortmund për 4.5 milionë euro dhe Modibo Sagnan, Alex Remiro dhe Martin Odegaard gjithashtu u bashkuan me baskët. /Telegrafi/

Exit mobile version