Në takimin e zhvilluar mes kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetarit të partisë social demokrate të Kroacisë, Zoran Millanoviq është shprehur përkrahje e ndërsjellë bashkëpunimi mes dy partive për zhvillimin e mëtutjeshëm në drejtim të interesave të qytetarëve të Maqedonisë dhe të Kroacisë, bën të ditur Tv21. Në këtë takim është biseduar edhe për gjendjen aktuale në të dy vendet, transmeton Telegrafi Maqedoni
Zaev ka potencuar qëndrimin e fuqishëm të LSDM-së për heqjen e, siç thuhet vendimit absurd të presidentit Gjorgje Ivanov për abolim të politikanëve nga pushteti, të cilët janë marrë me krim.
Millanoviq, ka shprehur përkrahje të fuqishme partisë së LSDM-së ndaj angazhimeve për kthimin e shtetit juridik dhe vlerave demokratike në Maqedoni./Telegrafi/